“KFOR-i është në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë, paqësor dhe të lirë për të gjithë, si dhe për të garantuar paprekshmërinë dhe integritetin e saj territorial”, ka pohuar Bentler në një takim me presidentin Sejdiu. Ky i fundit nga ana e tij ka vlerësuar punën e trupave ndërkombëtare në Kosovë, duke e vënë theksin tek siguria dhe tek formimi dhe ngritja e FSK-së.