Qëllimi i kësaj stërvitjeje është të ushtrohet zhvendosja e forcave brenda kornizës për ”kontroll të turmave dhe trazirave” në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-n, bën të ditur RTK. KFOR-i dhe EULEX-i, së bashku me institucionet në Kosovë dhe me prezencën civile synojnë stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të Evropës, në bazë të mandateve të tyre të caktuara.