Kosovë – Kacin bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Siç njoftohet nga kabineti i tij, Kacin do të takohet me zyrtarët e qeverisë së Kosovës, përfaqësues të EULEX-it dhe të OSBE-së, si dhe me përfaqësues së pakicës serbe në Kosovë, kurse gjatë zgjedhjeve do të vizitojë Mitrovicën dhe rajonin e Drenicës. “Këto zgjedhje janë posaçërisht të rëndësishme kur të merret parasysh dialogu i pritshëm midis Prishtinës e Beogradit”, ka deklaruar Kacin. Ai ka vlerësuar se është me shumë rëndësi të madhe që pas zgjedhjeve të formohet një qeveri e stabilizuar me karakter multietnik. “Jam i bindur se qeveria ka ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshme për të siguruar proces të rregullt zgjedhor”, ka thënë Kacin. Ai ka bërë thirrje “të gjithë qytetarët e Kosovës, të të gjitha përkatësive kombëtare e fetare, të dalin në zgjedhje të dielën dhe të votojnë”, dhe sidomos ata të komunitetit serb, meqë “kështu do të sigurojnë që zëri i tyre të dëgjohet në të ardhmen në jetën politike në Kosovë”. Kacin ka përshëndetur paraqitjen e tetë listave me kandidatë të pakicës serbe, “që padyshim paraqet shenjë se serbët e Kosovës janë shumë më të hapur për pjesëmarrjen në politikë në Kosovë se në periudhat e mëparshme.

Advertisement