Kosovë – Jordania në koordinim me Egjiptin për njohjen e pavarësisë

Mbreti Jordan, ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhje që çon drejt një njohje të re për Kosovën. Ai ka nënvizuar faktin se vëndi i tij është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. Por ai ka shtuar se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin. “Mbretëria e Jordanisë është dashur që edhe më herët të ndërmarr veprime konkrete në drejtim të njohjes së Pavarësisë Kosovës”, është shprehur Mbreti Abdullah. Në kuadrin e një fushate, lobuese, shumë të fuqishme që po zhvillon Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, ky takim, ashtu si shumë takime të tjera më të hershme, rezulton i suksesshëm në drejtim të njohjeve të reja të Kosovës. Ky takim në Ëashington vjen si rezultat, i takimeve që Pacolli kishte zhvilluar në Konferencën e Ligës Arabe, ku përvec takimit me Sekretarin e Përgjithshëm, Amar Musa, ai kishte zhvilluar takime të rëndësishme edhe me delegacionin e Tunizisë, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Praimit.

Advertisement