“Herë pas here na pyesin se sa është i qëndrueshëm dhe i fortë ky vendim, por faktet tregojnë se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga shpallja e pavarësisë, në qëndrimin e Izraelit nuk ka pasur asnjë ndryshim”, ka pohuar Kol. Megjithatë diplomati ka shprehur zhgënjim për politikën serbe ndaj cështjes së Iranit, duke theksuar se Beogradi nuk i ka dënuar deklaratat e Teheranit kundër shtetit Izraelit.