Sipas mediave ky vendim është marrë pas negociatave të fundit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Otniel Schneller, anëtar i parlamentit tha se është në dijeni të së kaluarës serbe dhe se Izraeli nuk është “në borxh” me Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë treguar mbështetje për qeverinë e Kosovës në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit territorial. Netanjahu ka thënë se Izraeli ka marrëdhënie shumë të ngushta me SHBA-në dhe do të ndjekë rekomandimet e adimistratës së Obamës për të njohur Kosovën, shkruajnë mediat vendase. Kosova njihet nga 60 shtete, mes të cilave një numër i madh i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. 22 nga 27 shtete të BE-së kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, si dhe 24 nga 28 shtete anëtare të NATO-s.