Kosovë – Ishujt Maldive zyrtarizojnë njohjen e pavarësisë

Marrëveshja zyrtare u nënshkrua sot në Londër, në zyrën e ambasadës së Kosovës atje, mes abmasadorit kosovar dhe përfaqësueses së qeverisë maldiviane. “Kemi ndjekur zhvillimet e fundit në Kosovë. Për ne kjo është një ditë e vecantë pasi synojmë t’i thellojmë marrëdheniet tona”, ka deklaruar diplomatja. Edhe ambasadori kosovar, Muhamet Hamiti shprehu vullnetin e Kosovës për të vendosur lidhje diplomatike me Ishujt Maldive. “Kosova po përforcon marrëdheniet dypalëshe me shumë vënde dhe këtë e vërteton marrëveshja e sotme”, ka theksuar Hamiti.

Advertisement