“Qeveria e Kosovës ka investuar shumë deri tani dhe do të vazhdojë të investojë për kthimin e të gjithë qytetarëve të vet në pronat dhe shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Thaci. Kryeministri ka kërkuar që procesi në fjalë të mos politizohet dhe ka cilësuar si “të dështuara” përpjekjet e atyre që mundohen të pengojnë ndërtimin e shtëpive. Në këtë drejtim Thaci ka vlerësuar angazhimin e policisë së misionit EULEX dhe të policisë kosovare, për të mundësuar ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës.