“Presim që të paktën deri në prillin e ardhshëm të kemi një vendim të gjykatës. Ne besojmë plotësisht në drejtësinë e GJND”, ka pohuar Hyseni. Më tej shefi i diplomacisë kosovare ka shprehur bindjen e tij se, herët a vonë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë.