Kosovë – Hyseni lobon për njohjen e pavarësisë

Siç bëhet e ditur në një deklaratë të ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryediplomati kosovar, Hyseni do të ketë takime me rreth 30 delegacione nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, e që janë të akredituara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju York. Gjatë këtyre takimeve, ministri Hyseni do të flasë për progresin e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë si dhe do të kërkojë që qeveritë e këtyre vendeve ta kenë në agjendën e tyre njohjen e Kosovës e ta përshpejtojnë këtë hap.

Advertisement