Kosovë – Hyseni kërkon njohjen e pavarësisë nga Liga Arabe

Në këtë takim, bëhet e ditur se Hyseni e ka informuar sekretarin Moussa mbi faktin që “Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se ajo është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon”. Ai i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës. Sekretari Moussa ndërkaq, siç theksohet në deklaratat zyrtare të qeverisë së Kosovës, e mirëpriti kërkesën e ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt. Hyseni i kërkoi sekretarit Moussa që Kosovës t’i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj.

Advertisement