Kosovë – Hyseni, do të fitojmë kundër Serbisë në GJND

Hyseni ka theksuar se argumentet e dorëzuara në Hagë nga pala kosovare janë të pakontestueshme dhe tregojnë se shpallja e pavarësisë ka qënë e drejtë. “Kosova ka bërë një deklaratë shumë dinamike dhe koncize, që nuk lë indiferent as lexuesin më indiferent. Kemi bindjen se është një deklaratë e mirë, plot me argumente të pakontestueshme që tregojnë pse Kosova shpalli pavarësinë dhe pse Kosova është dhe do të mbetet shtet”, ka deklaruar Hyseni. Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se procesi në Hagë mund të zgjasë 1 vit, por nuk do të ketë pasoja dhe efekte ndaj statusit të Kosovës. “Ai mund të ndikojë vetëm tek dinamika e njohjeve të pavarësisë, pasi disa vënde do ta marrin vendimin e tyre pas mendimit të GJND-së”, ka shtuar Hyseni.

Advertisement