Kosovë – Hyseni, BeH do të njohë pavarësinë

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni pasi mori pjesë në konferencën e ministrave të BE-së dhe shteteve të rajonit në Sarajevë. “Nuk shoh arsye përse BeH të mos njohë pavarësinë dhe pres së shpejti që kjo edhe të ndodhë”, theksoi Hyseni, duke, shtuar se për këtë “të gjitha pengesat do të eliminohen”. “Edhe pse i kuptoj disa probleme të brendshme jam i sigurt se do të vijë njohja dhe se për këtë shumë shpejt do të bisedohet”, tha Hyseni për një të përditshme të Sarajevës.

Advertisement