Kosovë – Haradinaj akuza Thacit për emërime kriminale

Haradinaj ka akuzuar direkt kryeministrin Thaci, duke i bërë referim emërimit të vëllait të tij në Bordin e Shoqatës së Sigurimeve. “Emërimet në qeveri dhe në ndërmarrjet publike po bëhen në mënyra kriminale dhe klanore për t’i shërbyer korrupsionit. Për këtë qëllim Thaci ka caktuar vëllain e tij Ganiun si koordinator në Bordin e Shoqatës së Sigurimeve”, ka pohuar Haradinaj. Më tej, gjatë konferencës kreu i AAK ka denoncuar edhe emërimin e Bekim Collakut si shef të stafit të kryeministrit, si dhe ka përshëndetur hyrjen e Shqipërisë në NATO.

Advertisement