Kosovë | Granata në vendkalimin në Bërnjak

alt

Forca paqeruajtëse në Kosovë e udhëhequr nga NATO njofton se njëra granatë ka shpërthyer, ndërsa tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun, ndërkohë një ekip i deminimit i KFOR-it është informuar. “Një ushtar i KFOR-it ka pësuar humbje të lehtë të dëgjimit, ndërkohë që nuk është raportuar ndonjë dëmtim i madh material”, bëhet e ditur në komunikatë. Për arsye sigurie dhe për t’i ndihmuar hetimet Vendkalimi Kufitar 31 në Bërnjak mbetet i mbyllur deri në lajmërimin e mëtejshëm. “KFOR-i edhe një herë dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i”, përfundon komunikata.