Kosovë – Gjermania redukton trupat e saj në kuadër të KFOR-it

Kjo zgjatje e vendosur në Këshillin e Ministrave u shoqërua me një reduktim të rëndësishëm të numrit maksimal të ushtarëve të vënë potencialisht në dispozicion të KFOR-it, nga 8 500 në 3 500. “Po të marrim parasysh situatën që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ne vlerësojmë se ky numër është i përshtatshëm”, tha gjatë një konference shtypi ndihmës zëdhënësi i qeverisë Thomas Steg. ”Aktualisht, afro 2 300 ushtarë gjermanë janë dislokuar në Kosovë”, saktësoi ai. Vendimi duhet miratuar më tej nga deputetët e Bundestagut.

Advertisement