Tërheqja e trupave duhet të jetë e arsyeshme. Kjo do të thotë se vetëm kur në Kosovë të jenë ndërtuar strukturat civile, qoftë nga Bashkimi Evropian, qoftë nga Forca e Sigurisë së Kosovë, sipas përllogaritjeve të mia deri nga mesi i vitit, mund të flasim për një tërheqje me faza të forcave ushtarake”, theksoi ministri gjerman Jung. Ndërkohë ai bëri të ditur se deri në momentin e tërheqjes së trupave, gjermania do të përmbushë detyrat e caktuar në kuadër të NATO-s.