Giffoni në një intervistë për BBC-në ka thënë se është i sigurt se situata e brendshme do të menaxhohet në mënyrë të drejtë dhe se një dialog për të krijuar kornizën e bisedimeve do të nisë së shpejti me një klimë pozitive. “Dialogu është një mundësi e mirë që nuk duhet të humbet, në të kundërt do të krijohen probleme për komunitetet dhe qytetarët”, ka pohuar Giffoni. Ambasadori italian nuk ka pranuar të bëjë komente nëse pjesa veriore do të jetë pjesë e diskutimeve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai ka thënë se u takon palëve, me lehtësimin e Brukselit, që të flasin rreth përmbajtjes së çështjeve që do të diskutohen.