Në një intervistë për BBC-në, Fyle la të kuptohet se kjo do të bëhet sapo qeveria e Kosovës të plotësojë planin e veprimit për riatdhesim dhe riintegrimin e të kthyerve nga vendet e BE-së. “Shumë shpejt do të thotë shumë shpejt. Ne nuk po fshihemi pas kësaj formule të themi se nuk e dimë se kur, prandaj përdorëm frazën shumë shpejt. Gjithë çështja shtrohet sepse ky afat kohor, shumë shppejt, është kombinuar me çështjen të cilës iu referuat dhe ju, se ne tani duam të shohim zbatimin e planit të veprimit për ri-integrimin dhe interpretimi i frazës “shumë shpejt” duhet kërkuar në këtë këndvështrim”, tha Fyle. Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë arritur progres të jashtëzakonshëm gjatë dy- tre muajve të fundit.