Kosovë – FSK në shtator kapacitetet e para operative

Gjatë këtij takimi mes dy zyrtarëve është deklaruar se në shtator të këtij viti, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë kapacitetet e para operacionale. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim zyrtar të Ministrisë së FSK, ku ndër të tjera thuhet se kishte dakordim të dyanshëm se duhet të rriten kapacitetet monitoruese të NATO-s nëpër njësitë e FSK-së. Gjithashtu në këtë takim u vlerësua stabiliteti i arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe gatishmëria e treguar për bashkëpunim me shtete mike dhe shtetet e rajonit. Admirali Ficxherald e njoftoi ministrin Mujota se në fund të javës do të ketë një takim ministror të vendeve anëtare të NATO-s, ku pritet të vlerësohet pozitivisht situata në Kosovë.

Advertisement