Kosovë – FSK në fushatë rekrutimi

Mujota tha se të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë pjesë e saj po shohin në praktikë se po respektohen standardet dhe kriteret për ngritjen e një force profesionale. Sipas tij, deri më tani rreth 80% e kapaciteteve të FSK-së janë përmbushur. Ai tha se përqindja e komuniteteve pakicë në FSK arrin 8.3%. “Kjo është një pjesëmarrje solide, pamvarësisht se është parashikuar që përfshirja e komuniteteve pakicë të jetë 10%”, ka deklaruar Mujota. Deri në vitin 2012 është parashikuar, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, që FSK-ja të arrijë kapacitetet e plota operacionale dhe të kthehet në ushtri.

Advertisement