Gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, ambasadori Fitou siguroi se Franca do të jetë përkrah Kosovës ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe në proceset integruese evropiane. Kryeministri Thaci i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri të Francës në Prishtinë në takimin e parë me të. Thaci vlerësoi lartë ndihmën dhe përkrahjen e Francës për Kosovën, bashkëpunimin e mirë të ndërtuar në mes të dy vendeve, si dhe premtoi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.