Kosovë – Franca mbështetje të plotë vendit

Letra nga Sarkozy i është dorëzuar Presidentit Sejdiu përmes ambasadores së Francës në Prishtinë, Dolphine Borione. “Gati një vit e gjysmë pas pavarësisë së tij, shteti juaj ka ditur të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe pakthyeshmëria e ekzistimit të tij i është imponuar të gjithëve” thekson Sarkozy në letrën dërguar Sejdiut. Presidenti Francez ka theksuar edhe njëherë përkrahjen e plotë nga ana e vendit të tij , për Republikën e re të Kosovës. “Jam shumë i kënaqur me bisedën që kam pasur me Kryeministrin tuaj, z. Hashim Thaçi, në 8 qershor. E kemi përmendur së bashku atë që vendi juaj e ka bërë tashmë, por gjithashtu edhe progreset që mbesin për t’u përmbushur. Do të gëzohesha t’ju ftoja në një moment, të cilin do të duhet ta përcaktojmë me kujdes së bashku, për të paraqitur takimin tonë si njohjen e kalimit të një etape të re prej shtetit tuaj”, thekson Sarkozy, në fund të letrës së tij.

Advertisement