Pacolli i informoi përfaqësuesit e FMN-së për “përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim të ngushtë me këtë mekanizëm, për programet në fuqi si dhe për programet në vijim”. Ndërkaq, Adam Benet, këshilltar i lartë i Departamentit Evropian, duke shprehur gatishmërinë e FMN-së për bashkëpunim me institucionet kosovare edhe në të ardhmen, tha se “objektiv i FMN-së është përparimi afatgjatë dhe qëndrueshmëria afatgjate buxhetore e Kosovës”.