Lajmi është bërë me dijeni nga forcat e KFOR-it në Kosovë, sipas të cilave përfaqësuesi i komitetit ushtarak të NATO-s do të takohet me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, dhe me udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, bëhet me dijeni se komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Fitzgerald, do të vizitojë Shtabin Qendror të KFOR-it në Kosovë, nga ku pritet të lëshojë deklarata mbi procesin e parashikuar të tërheqjes së tyre graduale nga Kosova.

Advertisement