Ai është shprehur se shpreson në një pjesëmarrje të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. “Me pjesëmarrjen në zgjedhje serbët marrin interesin e tyre në duar të tyre. Me kohë do të përmirësohet edhe bashkëpunimi rajonal dhe në lidhje me Beogradin”, i ka thënë Feith një radioje lokale serbe në Kosovë. Ai ka thënë se decentralizimi nuk ka përfunduar dhe se prioritet është formimi i komunës së Mitrovicës Veriore.


