Shefi i misionit civil ndërkombëtar Piter Feith tha se është në dorë të qeverisë së Kosovës ta lejojë apo jo vizitën. Por ai i kërkoi Prishtinës që të tregojë tolerancë në këtë rast, pasi bëhet fjalë për një ngjarje fetare. Edhe Bashkimi Evropian, tha Feith, është i gatshëm ta lehtësojë këtë vizitë. Autoritetet në Prishtinë nuk kanë lejuar vizitat e udhëheqësve politike të Serbisë, pasi ata nuk kanë kërkuar leje nga institucionet e shtetit të ri. Ministri i Brëndshëm Zenun Pajaziti deklaroi më parë se presidenti serb nuk do të lejohet të vijë në Kosovë nëse shpërfill procedurat e parashikuara në ligjet e shtetit.