Feith, është shprehur se mënyra e qartë e dhënies së vendimit nga Gjykata Kushtetuese tregon profesionalizimin e kësaj gjykate, dhe se respektimi i vendimit nga institucionet tregon për maturi. “Data është temë e konsultimeve që Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi po i bëjnë me liderët politikë. I kam lexuar datat në shtyp. Unë jam i interesuar dhe besoj edhe institucionet e Kosovës, që parlamenti të mund të funksionojë gjatë sesionit vjeshtor për aq sa është e mundur, në mënyrë që të kalohen disa ligje shumë të rëndësishme, që janë me interes për Kosovën dhe për ekonominë. Në momentin kur përfundon sesioni vjeshtor i parlamentit, ai shpërbëhet dhe pastaj janë 45 ditë që parashikohen me Kushtetutë deri në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Feith. Sipas Feith, data e zgjedhjeve duhet të gjendet në bazë të dispozitave kushtetuese dhe nevojave praktike për organizimin e tyre.