Megjithatë, Feith ka theksuar se kusht mund të konsiderohet bashkëpunimi minimal mes Beogradit dhe Prishtinës për një sërë cështjesh me interes të përbashkët. “Njohja nuk është kusht për hyrjen e Serbisë në BE, por është i domosdoshëm një bashkëpunim minimal mes dy vendeve, konkretisht në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe të kthimit të të zhvendosurve”, ka pohuar Feith. Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që serbët e Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale për të pasur mundësinë për të përmirësuar kushtet e jetesës së tyre.