Kosovë – EULEX pjesëmarrës në bisedimet Prishtinë-Beograd

E përditshmja “Koha Ditore” raporton se urdhri për këtë angazhim është dhënë nga shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton. Sipas burimit, zyra e baroneshës është duke përgatitur të gjitha çështjet rreth dialogut, që sipas gjasave do të nisë pas zgjedhjeve të 12 Dhjetorit në Kosovë. Ndërkaq, përfaqësues të EULEX-it kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj këtij vendimi, pasi sipas tyre, ky mision duhet të angazhohet vetëm tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Advertisement