Christoph Lamfalussy tha se “Zyrtarët e misionit po mbështesin policinë e Kosovës dhe po koordinohen me KFOR-in për të parandaluar prishjen e rendit dhe përshkallëzimin e dhunës në veri të Mitrovicës”. “Jemi këtu për të mbrojtur të drejtën e njerëzve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Nëse do të jenë serbët që do të rikthehen, EULEX do të reagojë në të njëjtën mënyrë, duke përdorur të njëjtat masa mbrojtëse. Të dyja komunitetet duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore përmes bisedimeve”, shtoi zëdhënësi.