Kosovë – EULEX nënshkruan bashkëpunimin me Serbinë

Sunday, December 21, 2025

Lajmi është konfirmuar nga Kristof Lamfalusi, shef i Zyrës për Informim në EULEX . “Po, sot kemi nënshkruar këtë marrëveshje, këtë protokoll. Marrëveshja është nënshkruar nga komponenta teknike, siç kemi thënë edhe më herët, përkatësisht nga ana e kreut të policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn”, tha Lamfalusi citon radio Europa e Lire. Mësohet se protokolli është firmosur nga shefi i komponentës për polici të EULEX-it, Rainer Kuehn. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) mësohet se ka njoftuar institucionet e Kosovës lidhur me marrëveshjen e sotme, e cila më herët gjatë ditës ishte nënshkruar edhe nga pala serbe. Ambasadorët e Quint-it dhe Zyra Civile Ndërkombëtare thonë se nënshkrimi i protokollit policor EULEX- Serbi nuk ka asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe kreu i pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Feith, mbështeten nënshkrimin e protokollit ndërmjet misionit evropian dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata thonë se instrumentet e bashkëpunimit teknik të EULEX-it, të bëra në emër të vet, përputhen me mandatin e tij për të forcuar menaxhimin e kufijve. Ndërsa institucionet e Kosovës deklaruan të mbyllur debatin për protokollin për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, në të cilën Prishtina zyrtare u përjashtua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -