Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, diplomatë dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Kryeministri i Turqisë tha se është i nderuar me këtë mirënjohje, ndërsa shtoi se këtë e kupton si një detyrë për të vazhduar mbështetjen për shtetin e Kosovës në të gjitha fushat.