“Institucionet e Kosovës do të angazhohen për përgatitje sa më të mirë teknike, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri për votën e tyre”, ka pohuar Sejdiu. Ndër të tjera, kreu i shtetit kosovar është shprehur i gatshëm për të pritur vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar procesin. Nga ana e tij, ambasadori Almhofer ka theksuar se OSBE do t’i shqyrtojë të gjitha modalitetet e mbështetjes së procesit zgjedhor në Kosovë.