Kosovë – Do ti jemi përherë mirënjohës Japonisë

Kjo ishte deklarata që dha presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një takimi me ambasadorin jorezident të Japonisë, Akio Tanaka, i cili solli letrat kredenciale të emërimit të tij në këtë detyrë. Po ashtu, presidenti Sejdiu ritheksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, si dhe për ecje më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike. Ndërsa, ambasadori japonez theksoi se ndihej tepër i nderuar që do ta përfaqësonte vendin e tij si ambasador i parë në Kosovë. Tanaka tha se Japonia do të vazhdojë ta mbështesë edhe në të ardhmen Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.