Kosovë – Ditën e nesërme nuk do të ketë ndërprerje energjie

Garancia ka ardhur nga drejtuesit e Koorporatës Energjetike të Kosovës, sipas të cilëve, të paktën në qendrat e votimit ditën e nesërme nuk do të ketë asnjë ndërprerje të energjisë. Konkretisht, ka qenë vetë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, i cili ka deklaruar se objektet ku do të mbahen votimet dhe objektet e rëndësishme të Komisionit Qendror Zgjedhor do të furnizohen pandërprerë me energji elektrike prej datës 12 Dhjetor deri më 15 Dhjetor. “Furnizimi i rregullt për këto objekte do të arrihet duke u siguruar të gjitha daljet që i furnizojnë këto vende. Ato duhet të identifikohen nga Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë që të mos u nënshtrohen reduktimeve gjatë këtyre ditëve të rëndësishme”, ka thënë Buzhala.

Advertisement