Kosovë – Dita e e grevës së ish-ushtarëve të UCK, shfaqin shenja përkeqësimi shëndeti

Protestuesit e vendosur përpara ndërtesës së qeverisë kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të shëndetit dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore. Ata kërkojnë nga qeveria zbatimin e ligjit për vlerat e luftës së UCK-së, si dhe përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Premtimet e kryeministrit Thaci se kërkesat e tyre po shqyrtohen, nuk i kanë bindur grevistët të lënë grevën. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të ish Luftëtarëve të UCK-së ka njoftuar se nuk ka në plan ta ndryshojë formën e protestës.

Advertisement