“Aktualisht ne jemi në përfundim të fazës së rikonfigurimit dhe jemi duke marrë një rol politik dhe raportues me kompetencat që na kanë mbetur”, ka deklaruar zëdhënësi. Autoritetet kosovare kanë kërkuar largimin e administratës ndërkombëtare nga Kosova, pasi sipas tyre pas shpalljes së pavarësisë ajo është e pavlefshme. Largimin e UNMIK-ut e ka kërkuar edhe Parlamenti Evropian, përmes grupit të eurodeputetëve që javën e kaluar vizituan Prishtinën.