“Duhet të ketë një bashkëpunim mes të gjitha vendeve të rajonit, në vecanti në fushën e sigurisë, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti”, ka deklaruar Ceku në një konferencë të përbashkët me Klubin Euro-Atlantik të Bullgarisë. Nga ana e tij, kreu i klubit bullgar, Velizar Shalamanov ka theksuar se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në ruajtjen e sigurisë është edhe një kusht i rëndësishëm për integrimin në strukturat evropiane.