Kosovë – Cekia do të reduktojë trupat

Senati miratoi uljen e trupave në Kosovë në 15 ushtarë brenda vitit 2012 dhe dërgimin e 720 trupave në Afganistan. Numri aktual i ushtarëve cekë të KFOR-it është 92, ndërkohë që i atyre që shërbejnë në Afganistan është 514. Reduktimi i trupave ndërkombëtare në shtetin e ri është një projekt që flitet prej kohësh, pasi ekspertët e NATO-s vlerësojnë se situata e sigurisë është përmirësuar.

Advertisement