“Për ta bërë këtë ëndërr realitet ju duhet të jeni të sinqertë ndaj vlerave që sollën republikën e Kosovës. Këto vlera janë në punën tuaj por edhe në ato evropiane”, u shpreh Blair. Duke përshëndetur deputetët dhe popullin e Kosovës për respektin e treguar ndaj tij, Blair theksoi se ky vend ka dëshmuar se mund ta bëjë të pamundurën të mundur,ndërsa uroi që edhe në të ardhmen Kosova të tregojë të njëjtën fryme vullneti dhe angazhimi për të ecur më tej.