“Është e veçantë që pikërisht në këtë kohë të zhvillimeve kaq të bujshme, kryeministri Sali Berisha dhe Shteti Shqiptar e siguron Kosovën për një mbështetje të fuqishme edhe për procese të rëndësishme. Për ne është historike momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është i edhe veprimet e shpejta racionale të ecjes së Shqipërisë drejt BE-së” u shpreh presidenti Sejdiu gjatë konferencës për shtyp. Ndërkohë që Sejdiu u shpreh se për herë të parë Kosova do të menaxhojë zgjedhjet në nivel lokal. “Është irracional qëndrimi i Beogradit, i cili bën thirrje për të penguar serbët të japin votën e tyre”, theksoi Sejdiu. Ndërsa deklarata e Sejdiut është mbështetur edhe nga kryeministri Berisha i cili tha se “Është në interes të pakicës serbe që të zgjedhe përfaqësuesit e vet vendore, duke vendosur standarde të reja. Shpresoj që kjo çështje të mos bëhet problem ndërpartiak politik në Beograd”. Ndërkaq Berisha e quajti fat praninë e EULEX në Kosovë, ndërsa shtoi se diplomacia Shqiptare do të bëjë thirrje ta vazhdueshme shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për tu radhitur në listën e gjatë që dhanë OK-ein.


