Beqaj në Bruksel, do të ketë takim me komisionerin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule me të cilin do të flitet për rezultatet e deritashme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces. Beqaj gjithashtu do të ketë takime të shumta me përfaqësues të tjerë të lartë të Komisionit Evropian, si dhe me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimit të KE-së.

Advertisement