“Deri në fund të janarit 2010, në Kosovë do të mbesin rreth 10 mijë pjesëtarë të KFOR-it, por ata do të organizohen në mënyrë që do t’u mundësojë ta kryejnë detyrën e tyre”, ka thënë Bentler. Ai ka shtuar se “KFOR-i do t’i mbetet i përkushtuar garantimit të paqes dhe mjedisit të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.