Kosovë – BE ndihmë në sistemin e drejtësisë

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave projekti kap shifrën prej 2.4 milionë eurosh dhe do të ndihmojë në lehtësimin e ngarkesave të gjykatave kosovare. Shefi i zyrës së KE-së në Prishtinë, Renzo Davidi deklaroi se, duke qenë se në progres raportin e KE sistemi i drejtësisë në Kosovë konsiderohet i dobët dhe i rrezikuar nga ndërhyrjet politike, me këtë projekt do të përmirësohen ndjeshëm standartet dhe efikasiteti i tij.

Advertisement