Kosove – Ban Ki Moon paraqet raportin e tij per Kosoven ne mbledhjen e KS

Keshilli i Sigurimit i OKB-se do te diskutoje sot raportin e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon per Kosoven. Në këtë raport, që përfshin periudhën prej muajit nëntor të vitit të kaluar, deri në fillim të këtij muaji, Ban Ki Moon thotë se prania e misionit të OKB-së në Kosovë po shihet nga shqiptarët si pengesë për funksionimin e shtetit, ndërsa Rezolutën 1244 e konsiderojnë të parëndësishme dhe jo detyruese. “Institucionet e Kosovës kanë kontakte pune me përfaqësuesin tim special, Lamberto Zannier, por UNMIK-u po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha për zbatimin e mandatit në bazë të Rezolutës 1244. Ka një perceptim mes shumë shqiptarëve të Kosovës se detyrat e UNMIK-ut janë kryer dhe vazhdimi i pranisë së tij është një pengesë për dëshirën e Kosovës për të funksionuar si shtet sovran”, thuhet ndër të tjera në raportin e sekretarit te pergjithshem te OKB-se. Me tej thuhet se procesi i rikonfigurimit te UNMIK-ut eshte intensifikuar dhe ai do te perfundoje ne muajin qershor. Por raporti sqaron se OKB-ja do te ruaje nje prani te vogel ne terren, sidomos ne Mitrovice, me qellim qe te raportoje rreth ceshtjeve qe kane te bejne me pakicat. Sekretari Ban nënvizon në raportin e tij për Kosovën se përpjekjet e përfaqësuesit të tij për të inicuar fillimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për planin gjashtëpikësh kanë qenë të pasuksesshme. “U bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë që të marrin pjesë në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive, në mënyrë që procesi të çojë tek rezultatet konkrete në interes të të gjitha komuniteteve të Kosovës”, ka thënë kreu i OKB-së, Ban Ki Moon. Ne raportin e tij qe i eshte dorezuar vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit thuhet se “institucionet serbe ne veri te Kosoves nuk jane te gatshme te bashkepunojne me EULEX-in per çeshtjen e doganave, ndersa lideret serbe vazhdojne te refuzojne bashkepunimin e me Zyren Civile Nderkombetare”. Në seancën e sotme në Këshillin e Sigurimit, Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ndërsa Serbinë presidenti, Boris Tadic. Ministri Hyseni ka thënë se në New York do të kërkojë përfundimin sa më të shpejtë të misionit të OKB-së në Kosovë, me qëllim që t’i krijojë mundësi misionit evropian, EULEX, që të jetë plotësisht funksional.  
Advertisement