Komiteti i Puneve te Jashtme te Parlamentit te Bahreinit ka miratuar propozimin per njohjen e shtetit te ri te Kosoves dhe u ka kerkuar organeve shteterore ta bejne sa me shpejt nje gje te tille. Komiteti gjithashtu ka bere thirrje per lidhjen e menjehershme te marredhenieve diplomatike me Kosoven, si dhe u ka kerkuar edhe shteteve te tjera arabe qe ta njohin sa me shpejt shtetin e Kosoves.