Kosovë | Ashton: cështjet e rendit dhe ligjit të rëndësishme për integrimin

Saturday, December 20, 2025

“Në këtë mëngjes të bukur unë dëshiroj të them se është kënaqësi për mua që ndodhem përsëri në Prishtinë dhe që kam mundësinë të jem këtu në selinë e EULEX-it bashkë me Shefin e Misionit, Mr Bout de Marnhac. Njëzet e shtatë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e përkrahin në tërësi Misionin dhe punën të cilën është duke u munduar ta bëjë ai. Përballja me çështjet e rendit dhe ligjit është vërtetë me rëndësi. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Është jashtëzakonisht me rëndësi për të ardhmen e qytetarëve dhe është element thelbësor për ambiciet të cilat ju i keni lidhur me punën tuaj dhe zhvillimin tuaj me Bashkimin Evropian”, tha gjatë fjalës së saj Ashton. Përfaqësuesja e lartë e BE për Politikën e Jashtme u shpreh se është e rëndësishme që ky mision të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. “Është jashtëzakonisht me rëndësi që të gjithë ne ta përkrahim këtë mision, ashtu siç e bëjmë ne në Bashkimin Evropian, dhe se ne e çmojmë rëndësinë e punës që është duke u bërë, por gjithashtu, siç e thashë, që kam rastin të them se kam kënaqësi të madhe që ndodhem këtu në Prishtinë dhe që e kam mundësinë të diskutoj me Kryeministrin dhe ministrat tjerë për rëndësinë e të ardhmes për Kosovën. Ju faleminderit shumë dhe shpresoj të kalojmë një ditë të këndshme”, ka përfunduar baronesha Ashton.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -