Kosovë | Arrihet marrëveshje për tërheqjen e trupave nga pikat kufitare

Saturday, January 17, 2026

Mësohet se kjo marrëveshje është arritur mes përfaqësuesit të delegacionit Serb, Borislav Stefanovic dhe komandantit të KFOR, Erhard Buhler. Në këtë marrëveshje siç deklaroi Stefanovic është arritur që të sigurohet tërheqja e trupave kosovare dhe kjo gjë do të realizohet në mëngjesin e ditës së sotme, duke shtuar më tej se në veri do të kthehen policët serbë. Situata e tensionuar në veri të Kosovës u krijua pas aksionit të policisë kosovare, me vendim të qeverisë pasi në dy pika kufitare nuk zbatohej embargoja dhe automjetet serbë hynin në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar. Qeveria kosovare kërkoi shtrirjen e kontrollit në 2 pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinkës, në veriun e banuar me shumicë serbe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -