Lajmin për këtë vendim e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme lokale përmes një komunikate për shtyp, në të cilën shprehet e bindur se njohja e shtetit të ri do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vëndeve. “Në vijën e lidhjeve fetare dhe kulturore me popullin e Kosovës dhe duke respektuar vullnetin e tij për pavarësi, mbretëria shpall njohjen e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabia Saudite është vëndi i dytë i Gjirit që njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë kështu vëndi i 58-të që ka pranuar ekzistencën e shtetit të ri.